Pas ditëve të freskëta dhe me reshje shiu në zona të ndryshme, duket se temperaturat e larta rikthehen në vend.
Shërbimi Meteoroligjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.
Më poshtë, keni parashikimin e motit për të shtunën:
Anticikloni i Azoreve po vijon ndikimin e tij mbi Europën Qendrore por duke nisur nga sot dhe ditët në vijim ndikimi i tij do të ndihet akoma dhe më shumë edhe në Gadishullin e Ballkanit. Si përkthehet kjo?
Moti mbi vendin tonë do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare mbi relievet e larta malore.
Gjithashtu kjo situatë atmosferike do të shoqërohet me erë me shpejtësi mesatare deri dhe të fortë 15-25m/s sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit.
Siç u theksua më lartë edhe për fundjavën vendi do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Për ditën e nesërme temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 17 ºC, ndërsa ato të vlerat maksimale nga 25 deri në 33 gradë celcius.