Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore, të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin Shqipërisë dhe Kosovë .
Moti sot do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në shtim në pjesën e dytë të ditës, në alpe do të ketë rreshje shiu.
Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rënie graduale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 12/26°C
Zonat e ulëta 14/30°C
Zonat bregdetare 18/28°C