“Bretkosa” me artistët nga Kosova, në skenën e Teatrit Eksperimental

Diel, 29 September 2019 13:11

Shfaqja teatrore “Bretkosa” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental. Në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, kjo vepër me regji Burbuqe Berisha u soll në skenë me artistët nga Kosova. “Bretkosa” është tekst nga autori i brezit të ri kroat, Dubravko Mihanovic nga Zagrebi dhe është fitues i shumë shpërblimeve. Drama është rrëfim për të gjithë njerëzit e ditëve të sotme, që jetojnë në kohën e keqkuptimeve dhe vetmisë në kërkim për dashurinë, jetën kuptim plotë. Teksti i shfaqjes, pothuajse në mënyrë kronologjike diagnostikon kohën në të cilën jetojmë, sjell karaktere, që nuk munden dot të përballen me presionin e kohës, realitetin e ri, etj. Dramaturge Seadet Beqiri dhe regjia nga Burbuqe Berisha, kjo vepër u interpretua në skenë nga aktorët Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala-Virusi , Valmire Krasniqi. Drama merret me problemet e kohës së sotme që janë të njëjta ose të ngjashme në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë, pothuajse në të gjitha shtetet post konfliktit. Në materialin shpjegues të veprës, thuhet se kjo shfaqje parqet një gërshetim në mes mungesës së komunikimit dhe pamundësisë për të dëgjuar mendimin e dikujt tjetër. “Ky rrëfim ka një pasqyrim të asaj se çdo herë kërkohet fajtori dhe akuza drejtohet kah sistemi në të cilin jetojmë , në proceset politike dhe sociale, personazhet frymojnë dhe bashkëjetojnë me realitetin dhe janë në luftë të përhershme me veten e tyre për të bërë ndryshime. Ne duhet të luftojmë me fatin tonë për ta sfiduar realitetin e ri, në vend se të ankohemi vetëm për të”, shpjegohet për dramën. Në dramën “Bretkosa”, asistent regjie është Ledri Vula, skenografia Petrit Bakalli dhe kostumet Valdete Mustafa. Aktorë shqiptarë dhe të huaj me shfaqje në skenën e Teatrit Kombëtar po vazhdojnë prej kohësh. Të gjithë bashkë janë në skenë për një qëllim, mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shprehur më herët se beteja për mbrojtjen teatrit po vazhdon edhe përmes artit. Teatri Kombëtar u rihap me shfaqjen "Marr guximin...", me protagonist aktorin e njohur Mehdi Malka në skenë. Në kuadrin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit në sallën e Teatrit Kombëtar ishte dhe aktori i njohur Arben Bajraktaraj, që interpretoi një tekst të Teki Dervishit nga "Shtëpia e Sëmurë", dhe më pas aktori amerikan Bob Berky performoi një pjesë nga repertori i tij xhestikulativ, në skenë erdhi dhe aktorja e njohur Justina Aliaj, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...