Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të niveluar atmosferik, e cila do të ifluencojë në fillimin e tetorit mot të qëndrueshëm në vendin tonë dhe Kosovë.
Moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 11/27°C
Zonat e ulëta 14/30°C
Zonat bregdetare 18/29°C