Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të lartë atmosferik me qendër të pozicionuar në detin e Zi i cili po jep impakt edhe në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke kushtëzuar mot të stabilizuar.
Ditën e sotme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore dhe ato pranë tyre. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 11/24°C
Zonat e ulëta 13/30°C
Zonat bregdetare 15/29°C