Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 vrasësit e Devi Kasmit

Tuesday, 17 Prill 2018 16:11

Është rikonfirmuar masa e sigurisë ‘arrest me burg' për 5 persona të cilët akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit, më 29 janar në Tiranë.

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka zbutur masën e dënimit për  Mario Meshinin, Malvi Dinellarin, Elton Hoxhën, Elton Halipaj dhe grekun Efthimios Efthimu.

41-vjeçari grek sipas hetimeve të prokurorisë është personi që ka ekzekutuar Kasmin. Mario Meshini dyshohet se ka nxjerrë në pritë viktimën, pasi ka pasur një komunikim telefonik me të, pak para atentatit. Ndërsa 3 persona e tjerë kanë ndihmuar Efthimios Efthimu për të kryer vrasjen.

Dosja e vrasjes së Devi Kasmit fillimisht u hetua nga Prokuroria e Tiranës, e cila disa ditë më parë shpalli moskompetencën për faktin se atentati dyshohet se është organizuar nga një grup i strukturuar kriminal. Motiv i vrasjes dyshohet se është prishja e pazareve të drogës jashtë vendit.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 16:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."