PD nxjerr provat: E pavlefshme leja e ndërtimit në Unazën e Re

Hënë, 18 November 2019 11:25

Partia Demokratike ka bërë publike dokumentin që sipas saj, hedh poshtë dhe e nxjerr të pavlefshme lejen e ndërtimit në Unazën e Re. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka treguar sot para medias, mungesën e studimit topografik dhe të një drejtuesi teknik në fushën e gjeodezisë të kompanisë AVE Consulting, fakte këto që e bëjnë të pavlefshme lejen e ndërtimit në Unazën e re, pasi rritin koston.

Balliu tha se "Projekti korruptiv i Unazës së Re, që po shkatërron shtëpitë e qindra familjeve për vjedhjen e disa milionë eurove dhe ndërtimin e disa komplekseve me pallate në të njëjtin vend është pa një leje të vlefshme ndërtimore.

Që prej një viti, PD ka publikuar dokumenta dhe të dhëna që tregojnë se projekti i Unazës së Re u nis si një projekt për të vjedhur, duke shkelur disa nga rregullat kryesore për ndërtimin e një vepre të tillë.

Rol kyç në skemën e vjedhjes me projektin e Unazës së Re ka Agjencia e Rrugëve, e cila, në kundërshtim me ligjin e sponsorizimeve, ka pranuar si dhuratë një projekt të gatshëm mbi 1 milionë euro nga kompania AVE Consulting.

Dokumentat provojnë se projekti teknik eshte jo i plotë. Atij i mungon studimi topografik, gjë që vërtetohet nga shkresa e 16 Tetorit 2018 e Autoritetit Kombëtar të Rrugëve.

Ky është dokumenti.

Një shkresë tjetër, e 11 Dhjetorit 2018 e Ministrisë së Infrastrukturës, tregon kompania “AVE Consulting” ,që ka sponsorizuar projektin, në kundërshtim me ligjin, nuk ka drejtues teknik në fushën e gjeodezise.

Ky është një fakt shtesë për mungesën e studimit topografik, pa të cilin nuk mund të projektohen detajet e zbatimit të projektit.

Mungesa e këtij studimi sjell pasoja juridike në pavlefshmërinë e lejes së ndërtimit të projektit që kushton 20 milionë euro për 1 kilometër.

Duke mos patur një studim të fazes së parë të projektit, shkaktohet edhe një dëm i madh ekonomik, pasi volumet e punës llogariten keq, aksi i rrugës zhvendoset sipas interesave korruptivë të momentit dhe rritet kostoja e punimeve.

Përveç anës teknike, që bën të pavlefshëm lejen e ndërtimit, në këtë çështje ka edhe një konflikt të pastër interesi të kompanisë që gjoja i ka falur qeverisë një projekt 1.2 milionë euro.

Nga njëra anë, Ave Consulting, që ka projektuar shkatërrimin e qindra shtëpive tek Unaza e Re, ka fituar tenderin per të permbyllur procedurat e legalizimit te objekteve informale.

Parti Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë pa vonesë këtë aferë të rëndë korruptive, duke mos e zvarritur atë siç po bën me rastin e DH Albania, për të cilën, akoma pas një viti nuk ka asgjë konkrete.

Partia Demokratike do t’i dorëzojë Prokurorisë te gjitha dukumentat e nevojshme për të nxjerrë në dritë këtë aferë korruptive, ku një grusht njerëzish duan të shtojnë pasuritë duke shkatërruar jetën e qindra familjeve.

Një prokurori e pavarur, që nuk sakrifikon drejtësinë për t’ia hedhur vetingut, ka në dorë të kërkojë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij projekti korruptiv dhe të pavlefshëm juridikisht tek Unaza e Re!" përfundoi Balliu.

Modifikuar më Hënë, 18 November 2019 11:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...