Katër persona kanë mbetur të plagosur në një përleshje me thika, që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Pejë, në Rrugën “Sali Jaha”.
Burime të ‘Radio 1, bëjnë të ditur se në përleshjen, ku janë përfshirë disa persona, janë përdorur armë të ftohta – thika, ku si pasojë janë therur katër persona.
Dy nga të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, njëri në gjendje të rëndë. Ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.