Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
Bëhet fjalë për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan, të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës, i cili e ka groposur.
Avokati i një prej të arrestuarve, Elton Hajrit, tha se të pandehurit kanë mohuar akuzat e prokurorisë.