TIRANË
Kapet nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një 36-vjeçar që kryente vjedhje biçikletash. Pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave, policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).
Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.
Ai shihet në video teksa hyn në një banesë, me kapuç në kokë dhe shall i mbuluar në fytyrë, merr biçikletën dhe largohet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.