Të shokuar kanë mbetur shokët dhe kolegët e punës së Eduart Zyberit, shqiptarit 53 vjecar që masakroi gruan e tij me thikë e pastaj goditi edhe veten
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Genova, në banesën e një 30-vjecari, pronari italian, në të cilën laureat, 43 vjecare ishte e punësuar për mirëmbajtjen e shtëpisë.
“E pabesueshme, ai ishte një njeri i mirë, shumë punëtor, gjithnjë i qeshur, me batutë, njeri më të cilin kishe qejf të bisedoje dhe të rrije”- thotë një nga kolegët e punës së shqiptarit, që tashmë është në arrest për vrasje, ndërkohë që ndodhet në spital, me plagë thike në pjesën e barkut.
Mediat lokale shkruajnë se kolegët nuk e besojnë dot që një person i tillë si Eduarti të mund të kryente një masakër të tillë, duke lënë të vdekur nënën e dy fëmijëve. Cifti Zyberi ka dy fëmijë, njëri prej të cilëve në moshë minore.
Ngjarjen në polici e referoi pronari i banesës, që kur u kthye pa tmerr me sy, gruan të shtrirë në një pellg gjaku dhe pranë saj, burrin me plagë të rënda në pjesën e barkut, që sic u mësua më pas, i kishte bërë vetë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.
Policia nuk ka dalë ende me një version lidhur me shkakun e ngjarjes së rëndë. “Nuk dihet nëse thika e përdorur ishte marrë me vete nga ana e autorit, apo ai e ka marrë në shtëpinë ku punonte gruaja, pas ndonjë debati mes çiftit”- thonë burimet hetimore.