Serial vrasjesh/ Spanja dënon me 21 vjet burg serbin e tmerrshëm ‘Igor Rusi’

Tuesday, 04 February 2020 09:34

Serbi i tmerrshëm “Igor Rusi”, i njohur me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher u dënua nga Gjykata e Teruelit në  Spanjë  me 21 vjet burg për vrasjen e mbetur në tentativë të dy personave, një fermeri dhe një farkëtari, në dhjetor 2017 në Albalate del Arzobispo ( Aragon).

Prokuroria kishte kërkuar për vrasësin serb 22 vjet e 10 muaj. Organi i akuzës e akuzonte gjithashtu Feher për armëmbajtje pa leje.

Avokati i tij spanjoll, Manuel Zapater, po vlerëson mundësinë për apelimin e vendimit për të mundësuar zbritjen e dënimit duke qenë se Igor pranoi akuzat në momentin e arrestimit,  më 15 dhjetor në 2017, pasi vrau tre persona, një fermer dhe dy agjentë policorë. Gjyqi për tre vrasjet do të fillojë në pranverë.

Dy gjyqe të tjera në Itali – I ka dy procese gjyqësore të hapura në Itali. Në Ferrara ai u shfaq me videokonferencë për t’iu përgjigjur akuzave për tre grabitje të kryera në verën e 2015, me bandën e  drejtuar së bashku me Ivan Pajdek dhe Patris Ruszo.

 

Dhe së fundi, procesi i apelit, në Bolonjë, për vrasjet e prillit 2017 të rojes vullnetare Valerio Verri dhe banakierit Davide Fabbri, të vendosur për 27 maj. Në shkallë të parë, në Mars 2019, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...