Mjaftonte një mesazh, një telefonatë, dhe kokaina mbërrinte në vend.
Ku? Në vende me emra të koduar si ‘zhaba’, ‘dhelpra’, ‘lepuri’.
Prej këtej edhe pagëzimi i operacionit me emrin Fox, me të cilin karabinierët e Ankonës shkatërruan një bandë italo-shqiptare të trafikut të kokainës
Në burg përfunduan dy shqiptarë, 36 e 40 vjeç, rezidentë në Camerano e Castefidardo, ndërsa një italian 27-vjeçar nga Osimo është në arrest shtëpie
Të arrestuarit ishin anëtarë të një rrjeti shpërndarësish dhe e shpërndanin kokainën përmes një sistemi bazuar mbi kërkesat që bëheshin përmes celularëve të ‘shërbimit’ të regjistruar nën emrat e personave që nuk ekzistonin.
Shpërndarësit i takonin blerësit në vende të koduar me emra kafshësh (zhaba, lepuri, dhelpra). Sipas hetuesve, janë zbardhur mbi 300 shitje droge me fitim pak më tepër se 60 mijë euro.