Lulzim Cuku i cili vrau disa ditë më parë gruan e tij në Xhafzotaj të Durrësit ka dalë para Gjykatës. Prokuroria kërkon arrest me burg ndërkohë asnjë nga familjarët nuk është i pranishëm në sallë.
Lulzim Cuku vrau gruan e tij Majlinda Cukun duke dëshmuar pas krimit se ishte xheloz pasi gruaja e tij ishte më e re dhe më e bukur. Ai shkonte si emigrant në Greqi për të punuar dhe thotë se mbrëmjen e ngjarjes debatuan.
Ai pranoi krimin duke pohuar se asnjë nuk kishte për t’ja falur vrasjen. Pas krimit ai iku për në Dibër por më pas u vetdorëzua në Polici.
Ngjarja ndodhi natën e dy shkurtit dhe gruaja ishte masakruar në tualet ku Policia gjeti bashkë edhe tre fëmijët të mbuluar nga gjaku.