Një tren i linjës Milano-Salerno ka dalw nga shinat në zonën e Livraga, në provincën e Lodi, duke marrë përpara edhe disa vetura dhe duke u batuar.
Dy të vdekur dhe 27 të plagosur është bilanci paraprak. Treni është i pari i orëve të mëngjesit që niset nga stacioni i Milanos në 5.10. Në momentin e aksidentit në bord ishin 28 pasagjerë gjithsej, përveç personelit.
‘Mund të ishte një masakër’, ka thënë për Ansa-n prefekti i Lodi Marcello Cardona që flet nga vendngjarja. Dy makinistë kanë mbetur të vdekur dhe 27 janë të plagosur, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por policia ka nisur një hetim.