Aktori i njohur Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Ai ishte i njohur për shumë role ku më tepër spikati në atë të “Spartakut” në vitin 1960. I lindur në New York në vitin 1916 ai spikati gjatë epokës së artë të Hollivudit duke fituar nominimin e parë për çmimin Oscar në vitin 1949 me filmin “Kampion”.
Douglas është babai i aktorit fitues të çmimit Oscar, Michael Douglas. Përmes një deklarate i biri, Michael Douglas u shpreh:
“Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave … por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babi.Më lejoni të mbaroj me fjalët që i thashë në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilat gjithmonë do të qëndrojnë të vërteta. Babi, unë të dua aq shumë dhe jam shumë krenar që jam biri jot,”-shkruan ai.
Ndërsa bashkëshortja e Michael Douglas, aktorja Catherine Zeta Jones publikoi në rrjete sociale një fotoku shfaqen së bashku dhe krahas saj ka shkruar. “Do të të dua gjithë jetën time. Më mungon që tani”.