OFL ndalon në Myzeqe/ Arben Isufaj kërkohej në Itali, Saimir Taullau u shpëtoi dy atentateve

Saturday, 08 February 2020 09:29

“Vetingu i të fortëve”, OFL zbret në Myzeqe. Njëri fermer, tjetri biznesmen, Arben Isufaj kërkohej nga Italia, Saimir Taullau u shpëtoi dy atentateve

Pas Shijakut, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit, OFL zbriti dje në Myzeqe, ku i nisi letër Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja në Fier dhe Saimir Taullaut në Lushnjë.

Zëdhënësja e OFL-së, në deklaratën e radhës për shtyp, njoftoi se në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Saimir Taullau, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim; Arben Isufaj, banues në Fier, i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. “Këta individë, si subjekt i ligjit special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAKut për ndjekje të mëtejshme”, tha dje zëdhënësja e OFL-së. Nga ana tjetër, po në zbatim të ligjit special, i është sekuestruar një automjet i blinduar tip “Mercedes Benz” biznesmenit nga Shijaku, Dashamir Gjoka.

Tri ditë më parë, OFL i kishte nisur një kërkesë me shkrim Gjokës për të deklaruar burimin e pasurisë, me argumentimin se rezulton i dënuar në Itali për “Trafik të qenieve njerëzore”.

Gjoka është ndaluar nga Policia teksa po udhëtonte në drejtim të Rinasit dhe pasi i është bërë e ditur arsyeja e ndalimit, nuk ka bërë rezistencë, por është shoqëruar bashkë me mjetin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.

Sipas ekstraktit të QKB-së, Saimir Taullau rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim etj. Aktiviteti i kompanisë së Taullaut është zgjeruar në Greqi dhe Itali, por në pasqyrën financiare të deklaruar për vitin 2018, kompania deklaron humbje duke e kthyer atë në të falimentuar.

Saimir Taullau i shpëtoi një atentati më 24 nëntor të vitit 2018, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, para lokalit të tij. Taullau, 49 vjeç, është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Taullaut i kishte shpëtuar me plagosje të lehtë edhe një tjetër atentati në vitin 2017. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes pjesëtarët e këtij grupi, me urdhër të Bares.

Arben Isufaj apo Ben Qimja, sipas ekstraktit të QKB-së rezulton bashkëpronar me 33 % të aksioneve vetëm në kompaninë “Akili Alb” SHPK, regjistruar më 5 prill 2011. Kjo kompani merret me prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, import-eksport dhe prodhim të fidanëve frutorë. Ndaj Isufajt, hetimi për pasurinë është kryer edhe në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Krimet e Rënda. Ai ka pasur një betejë të gjatë me drejtësinë italiane, e cila e ka kërkuar prej vitesh dhe e ka hetuar për trafik droge.

Ben Qimja u arrestua në vitin 2014, por Gjykata e Fierit e liroi nga burgu, ku qëndroi vetëm 11 ditë. I cilësuar si “i forti” i Fierit, ka pasur më herët një përballje të gjatë me drejtësinë shqiptare, ku mundi të sfidojë Prokurorinë. Ai dyshohej edhe për një vrasje, por duke qenë se ekspertët dilnin në përfundime të ndryshme lidhur me provën më kryesore që vendoste për fatin e Isufajt, Prokuroria vendosi të pushojë hetimet ndaj tij. Më 1 tetor 2007, hetimet ndaj të njohurit si Ben Qimja u hapën dhe ai u vu nën akuzën e “Vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim. I dyshuari kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se aktet e Prokurorisë ishin absolutisht të pavlefshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...