Është shoqëruar sërish në Policinë e Tiranës Vladimir Gjuta.
Raportohet se shoqërimi i tij është bërë pranë selisë së Partisë Socialiste, në Tiranë.
Nuk dihen arsyet e këtij shoqërimi nga forcat e Gardës.
Kujtojmë që Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi pesë ditë më, 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.