Zbardhen detaje të reja nga shoqërimi i 40-vjeçarit Vladimir Gjuta, pranë selisë së Partisë Socialiste
Gjuta ka pasur një pistoletë në brez, në momentin që është shoqëruar nga Garda, teksa ka tentuar të futet brenda selisë së PS, kur brenda ndodhej edhe kryeministri Edi Rama
Gjithashtu, Gjutës i janë gjetur edhe një shumë eurosh, të cilat, siç ka pretenduar Gjuta, do t’i këmbente te kambistët. Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, për shkak të precedentëve të rëndë penalë.