“Spice Girls” do rikthehen sërisht por këtë herë jo në skenën e koncerteve, por në ekranin e madh të kinemasë.
Sipas një publikimi të “Variety”, vajzat e Spice kanë hedhur idenë e një filmi të animuar, duke i përdorur zërin e kukullave të animuara si: Baby Spice, Posh Spice, Scary Spice, Ginger Spice dhe Sporty Spice.
Filmi i propozuar do të ketë temë “girl poëer”, që ka shoqëruar gjithmonë sloganin e grupit.Në bazë të personalitetit të secilës prej tyre në film ato do të kenë secila një superfuqi të vecantë.
Sipas një burimi pranë grupit, vajzat kanë menduar që filmin ta prezantojnë në mbarë botën, dukeqenë se ato janë ende shumë të famshme si grup edhe pse kanë vite që janë ndar nga njëra-tjetra, e pikërisht një gjë e tillë i nevojitet edhe Disney-t.
Grupi “Spice Girls” u krijua në vitin 1994 dhe përbëhet nga pesë vajza: Victoria Beckham, Melanie Broën, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Geri Halliwell.