Ne momentin qe eshte ndaluar nga gardistet, Vladimir Gjuta ka qene ne koke një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë.
Keshtu kane thene dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e ndalimit të Vladimir Gjutës nga pese efektive te gardës.
Sipas burimeve policore, Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.