Dy gra u arrestuan nga Policia e Toskanës me urdhër nga gjykatësit e Firencës. Ato dyshohet se kanë kryer abuzim seksual të dy vajzave të tyre që në vitet e para të jetës për të prodhuar fotografi pornografie për fëmijë. Dy viktima dyshohen, të dyja nën moshën 10 vjeç.
U arrestua edhe babai i njërës prej vajzave, që dyshohet se e përgatiti vogëlushen bashkë me partneren për ta abuzuar, njofton shtypi italian. Do të ishte ai marrësi i materialit pornografik për fëmijë përmes Whats App.
40-vjeçari nga Grosseto dhe gruaja nga Terni, që kishin lidhje sentimentale, janë akuzuar për krimin e pornografisë së fëmijëve, për shpërndarjen e lajmeve dhe informacioneve që kishin për qëllim shfrytëzimin seksual të të miturve si dhe dhunë seksuale e detyrim të një fëmijë për të vuajtur marrëdhënie seksuale.
Krimet janë kryer nga prindërit e viktimës.
Krimet u kundërshtua si nga burri dhe nga gruaja se e kishin detyruar të miturën për të kryer apo pësuar akte seksuale.
Gruaja është në rrethana rënduese, për abuzim në cilësinë e nënës dhe prodhim të materiali pornografik.