Përplasja me armë në Shkodër/ ‘Shkuam për t’u sqaruar, nuk e dinim që...’, çfarë ndodhi në gjyq me të arrestuarit

Hënë, 10 February 2020 15:41

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për katër shtetasit e përfshirë në shkëmbimin e zjarrit pak ditë më parë në pedonale.

Tre prej tyre janë të dyshuar si autorë ku mbeti e plagosur kalimtarja Liljana Jeremia, e cila mori një plumb rikoshet. Gjykata la në burg shtetasit Ension Buraku, Argjend Rexha dhe Riad Xheladini, të dyshuar si autorë në përplasjen me armë me shtetasin tjetër Mirsad Meta, i cili vazhdon që të jetë i shpallur në kërkim. Ndërsa në “Arrest me burg” u la edhe Liridon Lushi, i dyshuar si ndërmjetësues mes dy grupeve në këtë përplasje.

AVOKATI

Julian Ballta, avokati mbrojtës i shtetasit Ension Buraku, nga Durrësi, shprehet se klienti i tij ka ardhur në Shkodër bashkë me dy shokët e tij vetëm për t’u sqaruar, duke qenë se kanë pasur konflikte të mëparshme kur kanë qenë shokë në Gjermani.

“Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër la me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ katër shtetasit. Ne, në fakt, kërkuam masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin Ension Buraku, që është edhe klienti im, kjo për faktin se ky shtetas ka marrë dy shokët e tij dhe kanë shkuar në Shkodër për t’u sqaruar me shtetasin tjetër Mirsad Meta. Dy shokët e Ensionit, Argjendi dhe Riadi, nuk e kanë ditur se klienti im kishte armë apo se mund të ndodhte përplasje me armë. Ension Buraku dhe dy të tjerët kanë qenë të ulur në një stol në pedonalen e Shkodrës ku ndodhej e parkuar makina e shtetasit Mirsad Meta dhe Ensioni po e priste për t’u sqaruar atë për disa konflikte që kanë pasur para pak vitesh, kur kanë qenë në Gjermani. Ension Buraku nuk ka pasur asnjë qëllim për ta vrarë apo për t’i bërë atentat, por ka shkuar aty vetëm për t’u sqaruar. Madje, dy shtetasit kanë pasur lidhje familjare sepse kanë shkuar te njëri-tjetri dhe ia ka ditur shtëpinë, por ka preferuar ta presë në pedonale për t’u sqaruar”, tha avokati.

I arrestuari: Vuri tritol te makina e motrës Shtetasi Ension Buraku ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka dyshime të forta se tritolin motrës së tij police në Durrës, ia ka vendosur shtetasi Mirsad Meta, me të cilin ka ardhur për t’u sqaruar.

“Kam dyshime të forta se sasinë e tritolit, motrës sime në Durrës, më 25 janar, mund t’ia ketë vendosur shtetasi Mirsad Meta”, është shprehur i arrestuari Buraku.

Ndërsa dy shokët e tij deklaruan se ata nuk kanë pasur dijeni për asgjë dhe kanë deklaruar se shoku i tyre, Ension Buraku, i ka marrë me vete për qejf dhe kanë marrë një taksi në Durrës duke ardhur drejt Shkodrës, por pa e pasur idenë se shoku i tyre kishte armë apo se mund të ndodhte plagosje.

E gjithë dinamika e plagosjes në Shkodër është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe pala mbrojtëse e Ension Burakut pretendon se Mirsad Meta ka qëlluar i pari në drejtim të tij dhe se shtetasja Liljana Jeremia, që u plagos rastësisht, ka marrë plumbin nga pistoleta e Mirsad Metës, po sipas pretendimeve të palës mbrojtëse, dhe jo nga plumbat e pistoletës të Ension Burakut.

NDËRMJETËSUESI

“Arrest me burg” u vendos edhe për shtetasin Liridon Lushi, i dyshuar si ndërmjetës. Liridon Lushi ka pranuar se i njeh të dyja palët edhe shtetasin Ension Buraku edhe Mirsad Metën. Ai ka deklaruar se natën kur ka ndodhur ngjarja, ndodhej në shtëpi, ndërsa ka mohuar se ka bërë rolin e ndërmjetësit.

Ka mohuar gjithashtu faktin se ka qenë ai që ka njoftuar shtetasin Ension Buraku për vendndodhjen e shtetasit Mirsad Meta përpara se të ndodhte shkëmbimi i zjarrit me armë dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me gjithë atë që ka ndodhur. Mirsad Meta vazhdon që të jetë në kërkim nga Policia.

Ky shtetas, bashkë me tre të tjerët, Ension Burakun dhe dy shokët e tij u përfshinë në një përplasje me armë duke qëlluar 7 herë në total, një plumb Mirsad Meta dhe gjashtë Ension Buraku. Asnjëra palë nuk mbeti e plagosur përveç kalimtares të rastësishme Liljana Jeremia, që mori një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit në pedonalen “Kolë Idromeno”./panorama/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...