Sot do të zhvillohet në orën 10:30 seanca në Gjykatën e Tiranës për çështjen e ish- kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Gjykata do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo për hetime të mëtejshme ndërkohë prej muajsh Kajmaku është në kërkim.
Ai u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm por ishte e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte shpallur në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.
Por në formularin e dekriminalizimin ai e fshehu këtë rast dhe më pas ai u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë detyrën.
Ai u shpall në kërkim pasi kur KQZ e shkarkoi, ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post, i cili u shkarkua pak ditë më parë.
Në të gjitha seancat në Gjykatë Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm por përfaqësohet nga avokati ndërkohë që është në arrati. Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për 3 vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumentave” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.