Tre shqiptarë me precedentë penalë janë arrestuar të akuzuar për vjedhje me thyerje midis janarit dhe vjeshtës së vitit të kaluar në banesat e Malcantones, në kantonin Ticino në Zvicër.
Të arrestuarit janë të moshave 29, 31 e 38 vjeç.
Ndalimi i tyre është kryer midis fundit të tetorit e fillimit të dhjetorit 2019 në Itali e Hungari.
Pas ekstradimit në Ticino është vendosur masa e arrestit nga gjykata e kantonit
Akuzat ndaj tyre përfshijnë vjedhje të mëdha të kryera në bashkëpunim, dëmtime të përsëritura dhe dhunime të përsëritura të vendbanimeve.