Shkoi për të grabitur dhe plagosi 42 vjeçarin, flasin familjarët: Desh na vrau....

Tuesday, 11 February 2020 13:52

Një tentativë grabitje në një banesë ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar.

Një person i armatosur, ende i paidentifikuar është futur për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut.

42-vjeçari pasi ndjeu zhurmën, e diktoi dhe doli në oborr duke u përballur me hajdutin, të cilit i ka kërkuar që të largohet dhe është përpjekur për ta ndaluar duke u përleshur.

 

Ditën e sotme ka folur babai i 42 vjeçarit i cili mbeti i plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

 

“Ishim duke konsumuar darkën. Nusja dëgjoi zhurmë tek shtëpia. Shkoi për të parë çfarë ishte ajo zhurmë. Kur shkoi tek dhoma gjumit u përballë me agresorin. Më pas ai u largua me shpejtësi, nipi dhe djali Rexhepi e ndoqën mbrapa. Në momentin që do ta neutralizonte ai e qëlloi me psitoletë. Qëlloi katër herë. Kemi parë tmerr me sy. Desh na vrau fëmijët, ishin të gjithë fëmijët vërdallë në oborr dhe nëpër shtëpi”, tha babai i 42 vjecarit.

Ndërkohë nusja e vëllait të 42 vecarit të plagosur, Kimete Tereziu, në deklaratën e saj 

“Dëgjova zhurma dhe shkova tek dhoma e gjumit, e gjeta aty. Më drejtoi pistoletën dhe më shtyu. Më tha të vrava po nxorre zë, më pas iku me vrap. Kaloi gardhin dhe tentoi të largohej, qëlloi katër herë. Sa herë që i afroheshin djali me kunatin (Rexhepin) për të kapur ai qëllonte”.

Personi që dyshohet se ka plagosur 42 vjeçarin është identifikuar ditën e sotme nga policia si Astrit Thaçi, 27 vjeç. Autori i dyshuar Astrit Thaçi tashmë është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...