Katër individë i mbijetuan një muaji në oqeanin paqësor, pasi anija e tyre u largua nga drejtimi fillestar.
Të mbijetuarit, një vajzë 12 vjeçare, një grua, një djalë 20 vjeç dhe një burrë, ishin nisur nga ishulli Buganvill në 22 dhjetor.
Grupi fillestar përbëhej nga 12 njerëz dhe kishin planifikuar të festonin Krishtlindjet në ishullin Karteret, kur stuhia nisi. Asnjë prej tyre nuk e kishte menduar që një udhëtim i menduar për disa ditë, të kthehej në një luftë të tmerrshme 1 mujore për mbijetesë.
Dominik Stelli, një nga të mbijetuarit, tha që anija futi uji dhe 8 veta nuk ia dolën dot mbanë. “Ne nuk kishim ç’të bënim me trupat e tyre, përveç se t’i hidhnim në ujë,” shprehet ai. “Një çift vdiq dhe la pas foshnëjn e tyre. Unë e mbajta në krah, në përpjekje për ta shpëtur, por dhe ai vdiq.”
Ai thotë se grupi mbijetoi duke ngrënë arra kokosi që kishin rënë në ujë nga stuhia dhe duke pirë ujë shiu të mbledhur në një tas. Disa anije kaluan pranë tyre, por nuk I vunë re. Vetëm në 23 Janar ata më në fund u shpëtuan.
Pavarësisht shpëtimit që në fund të janarit, të mbijetuarit u kthyen në shtëpi vetëm fundjavën e kaluar. Deri në këtë kohë kanq qënë nën trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së tyre të dehidratuar dhe aspak të shëndetshme. Më në fund, pas më shumë se një muaji larg shtëpisë, të shpëtuarit e masakrës u kthyen.