Rreth 242 vdekje nga koronavirusi I ri u regjistruan në provincën kineze Hubei të mërkurën, dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i shpërthimit. Ka pasur gjithashtu edhe një rritje të rasteve të të prekurve, me 14 840 njerëz të diagnostikuar me virus.
Hubei ka zgjeruar gamën e diagnostikimit të njerëzve. Deri të mërkurën, numri I njerëzve të diagnostikuar në Hubei po stabilizohej.
Por rastet e reja dhe vdekjet në këtë provincë e çuan në total numrin kombëtar të të vdekurve në 1350 dhe me gati 60 mijë infeksione në total.
Ndërkohë, Sekretari i Partisë në Hubei, Jian Chaoliang, u shkarkua dhe u zëvendësua nga Shefi i Partisë në Shangai, Ying Tong, sipas medias shtetërore. Shefi I Partisë në së kryeqytetit Wuhan gjithashtu u shkarkua.
Kjo është lëvizja e parë e madhe në radhët e zyrtarëve të partisë në Hubei që nga fillimi i epidemisë. Më herët janë shkarkuar një numër zyrtarësh të shëndetësisë.
Kjo provincë, që ka më shumë 80 mijë të të sëmurëve në gjithë Kinën, tani regjistron "raste të diagnostikuara klinikisht", në mesin e atyre që konfirmuar si të prekur.
Kjo do të thotë se ata kanë treguar simptoma dhe nga një skanim CT shfaqet një mushkri e infektuar. Nga 242 vdekjet e reja në Wuhan, 135 janë raste të tilla, "të diagnostikuara klinikisht". Në provincë, nga 14 840 të infektuar të rinj, po ashtu 13 332 janë "të diagnostikuar klinikisht".