Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkodër ku të shtënat në lagjen ‘Parrucë’ alarmuan qytetarët.
Burime nga policia thanë se ngjarja nuk ka qenë aspak e çastit, por bëhet fjalë për një pritë të ngritur ndaj 32 vjeçarit Taulant Ahmeti.
Mësohet se bëhet fjalë për një tentativë për vrasje dhe një pritë e mirëfilltë ndaj tij duke tentuar që ta eliminonin.
Në momentin që Taulant Ahmeti zbriti nga makina, në drejtim të tij kanë shkuar të armatosur Gledis Ustabeqiri 23 vjeç, i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç.
Taulant Ahmeti ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëhere Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armën. Në këto momente ka ndërhyre dhe Hygert Muçaj, i cili ka qelluar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Agresoret pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje i është përgjigjur me konfrontim fizik, edhe pasi ka parë armën, Ustbeqiri ka qëlluar tre herë por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre ‘Mercedes’ me targa AA 250 VH .
Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre ndërsa në polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti, i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe më pas është lënë i lirë.
Ahmeti ka refuzuar të tregojë shkaqet e ngjarjes duke theksuar se as nuk i kishte njohur autorët pasi mbanin kapele dhe syze.