Mbante pa leje armë gjahu dhe armë të ftohta, arrestohet në flagrancë poseduesi. Policia ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin N. P, 51 vjeç, banues në Muçias.
Ai u arrestua pas nje kontrolli qe iu be, pasi policia kishte marre me heret informacione ne rruge operative. Gjate kontrollit u sekuestruan 1 armë gjahu dhe 2 thika.
NJOFTIMI
Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, i gjetën shtetasit N. P, 51 vjeç, banues në Muçias, 1 armë gjahu dhe 2 thika të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.
Në përfundim të veprimeve të kryera, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.