Një djalë 12-vjeçar u gjet i vdekur në një dhomë në banesën e tij. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë policia ka hedhur akuza ndaj gjyshit dhe xhaxhait të tij, duke thënë se torturonin djalin e mitur.
Ndër të tjera policia thekson se ka gjetur prova të mjaftueshme për të provuar akuzat se gjyshërit dhe xhaxhai torturonin 12-vjeçarin.
Videot e gjetura nga policia tregojnë një model abuzimi që përfshin ushtrime të detyruara dhe abuzim fizik, sipas dokumenteve të gjykatës.
James Alex Hurley kishte jetuar me gjyshërit e tij, James Sasser Jr. dhe Patricia Batts, për dy vitet e fundit. Gjithashtu në shtëpi ishin fëmijët e çiftit, përfshirë djalin e tyre 14-vjeçar, i cili ishte xhaxhai i James.
Detektivët gjetën video nga rreth dy vjet më parë në të cilën James “u duk se ishte një djalë i shëndetshëm dhe i ushqyer mirë”, thuhej në dokumentet e gjykatës.
“Unë besoj se torturat dhe rrahjet sistematike janë kryer mbi viktimën në këtë rast derisa çoi në vdekjen e tij,” i tha Bjorn Boyer, zëvendës-avokati të qarkut me Zyrën e Prokurorit të Qarkut Gallatin.