Policia ka zhvilluar kontrolle për respektimin e qarkullimit rrugor në segmentin tashme problematik në zonën e Saukut e deri në TEG.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Segmenti më problematik, Sauk-Teg dhe unaza e re në tërësi, që ishte kthyer në pistë për të fluturuar drejtuesit e mjeteve dhe jo për të qarkulluar, që ishte kthyer në pistë për gara shpejtësie dhe vrastare për jetën, tashmë nën kontroll të plotë të Policisë Rrugore.
Prej 5 orësh kontroll me radar, vetëm një Leje Drejtimi e pezulluar për shpejtësi 122 km/h dhe 4 masa administrative për shpejtësi nga 110 km/h deri në 116/km.
Kontroll është ushtruar edhe me drager për parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apa në gjendje të dehur.
Gjatë mbrëmjes së 14 shkurtit dhe orëve të para të mëngjesit të datës 15 shkurt janë evidentuar vetëm 8 raste të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.43 mg/l ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të datës 16 shkurt vetëm tre raste që varionin nga 0.26 mg/l deri në 0.33 mg/l, asnjë drejtues mjeti i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur as natën e festës e as gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm.
Kontrolli me radar e dragera do vijojë përgjatë unazës së re dhe në rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë dhe Tiranë - Elbasan-Tiranë.
Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor të çon të sigurt në destinacion bashkë me patentën.