Tre persona jane vene ne pranga ne Durres. Policia ben me dije se ata jane arrestuar me akuza te ndryshme, njeri i kapur me droge, tjetri per nje aksident pasi drejtonte makinen i dehur dhe nje tjeter per vjedhje.
Ne pranga u vune shtetasit: F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, i kapur ne zonen e plazhit me marijuane; F. Sh., 36 vjeç, pasi pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur dhe shtetasi O. M., 29 vjeç, per vjedhje.
Njoftimi i policise
Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F. A., 25 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë kontrollit fizik, në lagjen Nr. 13, Plazh, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 10.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.
—
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin:
O. M., 29 vjeç, banues në Siri.
Ky shtetas dyshohet se me datë 11.02.2020, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Vjedhja”.