Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, ku për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, brenda të cilit ishin 3 të burgosur dhe polici shoqërues, është përplasur me një automjet tjetër.
Fill pas aksidentit polici, 32 vjeç, është transportuar në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta. Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.