Tragjedia në Bulqizë/ Në dhomë u gjet shishe me helm patatesh, ja çfarë dyshohet

Hënë, 17 February 2020 13:06

Tragjedia e ndodhur më 14 shkurt në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku vdiq nëna me dy fëmijët, dyshohet se mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë helmimi të qëllimshëm.

Dyshimet e tilla, burimet jozyrtare shprehen se janë hedhur për shkak të rrethanave të ngjarjes. Mundësia e ndonjë helmimi nga bombola e gazit apo tymi i sobës me dru është hedhur poshtë që ditën kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, burimet thanë se në banesën ku janë gjetur të pajetë Rajmonda Tola, 45 vjeçe, Rudina Tola, 22 vjeçe dhe Fatjon Tola, 14 vjeç, është gjetur një shishe rreth 50 gramë me një pesticid që përdorej për patatet. Kjo shishe me helm ka qenë në një dhomë tjetër nga ku janë gjetur të vdekur nëna me fëmijët.

Të njëjtat burime theksuan se dera e dhomës ku ka qenë shishja e helmit ka qenë e mbyllur, megjithatë xhami i saj ka qenë i thyer dhe dyshohet se ka lëshuar edhe aromë. Dyshimet se helmimi mund të jetë shkaktuar nga ky pesticid, burimet thonë se janë të pakta, për shkak të rrethanave si është gjetur helmi dhe ku ishin viktimat.

Familjarët e Rajmonda Tolës janë pyetur nga grupi hetimor se për çfarë përdorej shishja me pesticide në fshat. Ata janë shprehur se pas vjeljes së patateve, ia hidhnin kokrrave që të mos kalbeshin. Grupi hetimor ndërkohë ka marrë shishen në fjalë, e cila është gjetur e mbështjellë me një letër për të kryer ekspertizën në Tiranë, që do të dalë pas disa ditësh.

VAJZA E MITUR

Nga ngjarja tragjike, arriti të shpëtonte vetëm vajza e vogël e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tola, e cila u gjet me shenja jete dhe menjëherë u transportua drejt Spitalit të Bulqizës. Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Paraprakisht, Policia dhe familjarët u shprehën se kjo tragjedi mund të jetë shkaktuar si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit nga bombola, por burime nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), pas verifikimeve me një grup ekspertësh, dolën në përfundimin se nuk ka dyshime se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

Hetimet e deritanishme kanë çuar në drejtimin se gjithçka mund të jetë e qëllimshme, por ende nuk është dhënë një rezultat nga mjekësia ligjore. Kjo e fundit është ajo që do të përcaktojë vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, më 14 shkurt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...