Një shqiptar ka humbur jetën në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është 52 vjeçari Nuri Kaloshi, i cili teksa ishte duke drejtuar motorin e tij Kawasaki, u godit nga një kamion plehrash. Kaloshi ishte i apasionuar pas motorave të shpejtë dhe në postimet e tij në rrjetet sociale bie në sy kjo gjë.
Djali i viktimës ka bërë një postim prekës në Facebook. I trishtë është edhe detaji që vetëm dy javë më parë ai kishte ardhur në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tij.
Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin, 51-vjeçari Jonathan Lacher pritet të dalë në gjyq me akuzën për “drejtim mjeti të pakujdesshëm” dhe “mosrespektim i sinjalistikës rrugore”.
Ja postimet në Facebook
Djali: “Për këdo që e lexon këtë, me zemër të copëtuar ju njoftoj se dje, 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident me motor rreth orës 3 të mëngjesit. Ai për fat të keq ka humbur jetën. Babai im do të mbahet mend gjithmonë dhe do ta duam pafund. Të dua shumë babi dhe e di që na po shikon të gjithëve si engjëll që je. Pusho në paqe babi me Nanën”.
“Humbje e madhe per fisin tone ku kushoja im Nuri Abdurrahman Kaloshi humbi jeten tragjikisht ne nje aksident rrugore ne USA..te qofte i lehte dheu kusho..zoti te pergezofet me xhenet”.
“Me la pa fjale vdekja jote, Nuri Kaloshi!
U bashkove para kohe me nenen ! Na ther shpirti ne shokeve bashkevuajtesve te tu e nuk kam si e pershkruj dot dhimbjen e Duros, Jotit, Adelines e Kevit !
Duket sikur kemi lindur vetem per te bluar vuajtje dhe sapo drita e lirise shfaqet, ne fikemi per te mos e shijuar ate!
Shko ne paqe vlla, me buzeqeshjen dhe ate zemren tende te mire!!
Lamtumire Kaloshi i Dibres!”