Qyteti i Beratit dhe zonat përreth janë pushtuar tërësisht nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Mjergulla e dendur,që filloi rreth orës 6:45 të mëngjesit të sotëm dhe vijoi për rreth 1-orë e gjysëm,mbuloi gjithë qytetin,duke kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë për kalimtarët në rrugë.
Pamjet tregojnë qartë situatën e turbullt në të cilën lëvizin kalimtarët në rrugët e qytetit. Po kështu,si pasojë e mjegullës janë konstatuar probleme edhe me qarkullimin e mjeteve për shkak të shkurtimit të fushë pamjes,ndërkohë që temperaturat në orët e para të mëngjesit kanë zbritur në minus 1 deri në 2 gradë Celsius.
Si gjithmonë në situata të rënduara metereologjike, Policia Rrugore i bën apel shoferëve që të jenë më të kujdesshëm,të kufizojnë shpejtësinë si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme,sidomos në akset nacionale deri në largimin e mjergullës,pasi fushëpamja është e kufizuar.