Dy persona të infektuar nga koronavirusi në bordin e Diamond Princess, anija kroçere e bllokuar në Yokohama, kanë vdekur. Lajmin e bën me dije televizioni publik japonez NHK.
Bëhet fjalë për një çift rreth 80 vjeç. Të moshuarit janë viktimat e para të konfirmuara nga autoritete që ishin në bordin e anijes.
Rastet e konfirmuara të vdekjes në Japoni të ardhura nga koronavirusi shkojnë tani në tre, pas rastit të parë të ndodhur të enjten e kaluar.
Anija krocere, e ankoruar në 5 shkurt në brigjet e Yokohama, transportonte në fillim 3700 pasagjerë, që vinin nga 50 vende. Personat e infektuar në bord e kanë kaluar kuotën e 600 njerëzve.