Vendi ynë pritet gjatë mbrëmjes së sotme dhe ditë së premte pritet të përfshihet nga një mot i kthjellët dhe pa reshje.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Sipas sinoptikanëve era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.
Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC.