Të tjera detaje dalin në dritë nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Gjilan, ku një efektive policie qëlloi për vdekje me armë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten. Gazeta Sinjali mëson se në shtëpinë ku ndodhi vrasja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja të plumbave të armës Glock 19, me të cilët është kryer krimi. Bëhet e ditur se Valdete Bllaca ka qëlluar me të paketën 2 plumba familjarët e saj në kokë, ndërsa ka përdorur dy karikatorë.
Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllai i vogël, Fisnik u qëllua për vdekje nga e motra teksa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua në një dhomë tjetër. Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth3-4 orë mes kufomash.
Po ashtu, ka dyshime që ngjarja në fjalë të keqe qenë e planifikuar, pasi gazeta shkruan se një ditë më parë ajo i kishte dhënë 12 mijë euro tezes së saj, ndërsa e kishte pyetur dhe se sa kushtonte një ceremoni mortore. Mes të tjerash mësohet se në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në shtëpinë e familjes Bllaca, por në derë ishte shfaqur Valdetja. Ndonëse ishte munduar që të fshihte ngjarjen, ajo i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë.
Pasi ishin përshëndetën me policen dhe po largoheshin nga banesa, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes. Pasi vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në korridorin e shtëpisë së saj.