Policia “blindon” Elbasanin, shoqërohen disa biznesmenë, sekuestrohen kamerat e siguri në disa lokale

Premte, 21 February 2020 09:33

Dhjetëra persona janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit, gjatë natës së fundit, në një aksion të befasishëm të uniformave blu. Burime jo zyrtare raportuan se personat e shoqëruar janë kryesisht administratorë të lokaleve të ndryshme, që kanë pasur lloto gjatë viteve të fundit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm, efektivët e policisë kanë sekuestruar edhe pamje filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku dyshohet se kohë pas kohe në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar edhe aparatet e celularëve të disa personave për të parë nëse kanë luajtur lojëra fati përmes telefonit.

Ndërkohë, kontrollet e policisë vazhdojnë të jenë intensive në të gjitha akset rrugore, ku kontrollohen pothuajse të gjitha automjetet. Nuk ka konfirmime zyrtare, nëse ka të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...