Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e diel.
Siç edhe shikohet, reshje shiu nuk do të ketë, ndërsa temperaturat do të jenë të ulëta.
Më poshtë keni parashikimin e motit:
Reshjet
Ditën e diel nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Të dielën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14 °C
në vendet e ulëta: -2 / 14 °C
në vendet malore: -5 / 10 °C
Era
Të dielën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.