Një avion me 300 pasagjerë i Alitalias është bllokuar nga autoritetet e ishullit Mauritius.
Mediat italiane raportojnë se pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga avioni duke iu theksuar se duhet të pranojnë të futen në karantinë për disa kohë ose të kthehen direkt mbrapsht për në Itali pa zbritur fare.
Rreth 70 pasagjerë, nga rajonet e Lombardisë dhe Venetos, të prekura nga koronavirusi, kanë mbetur në avion. Të tjerët kanë zbritur.
Italia është duke u përballur me krizën e koronavirusit, e cila shpërtheu menjëherë brenda pak ditësh duke prekur të paktën 165 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 të sëmurë.