Policia italiane ditën e dielë ka sekuestruar 10 kilogramë e gjysmë kokainë, vlera e së cilës nëse do dilte në treg përllogaritej në dy milion euro, ndërsa në pranga vuri tre person
Si ndodhi arrestimi
Pasditen e së dielës shqiptari, K.M., 34 vjeç, ndalet me makinë, një Citroen C4, në sheshin e Italtrans në Kalkio.
Pas pak mbërrin një kamion dhe dy persona, B.G., 36 vjeç dhe Z.M., 40 vjeç, vijnë nga Abruzzo, të dy shqiptarë.
Të dy shqiptarët që erdhën nga Abruzzo shihet që mbajnë në duar një zarf të madh, të cilin ia dorëzojnë 34-vjeçarit. Ai i përshëndet dhe largohet.
Në këtë moment policia ndahet. Disa qëndrojnë dhe monitorojnë dy shqiptarët, ndërsa disa të tjerë ndjekin shqiptarin 34-vjeçar dhe ky i fundit bënte manovra për t’u siguruar se nuk po ndiqej.
Pastaj në Covo shqiptari është ndalur. Policia kontrollon zarfin, por është bosh dhe madje në makinë nuk dukej asgjë.
Më pas qentë antidrogë futën në makinë dhe zbulojnë një sistem butonash, përmes të cilit hapej një ndarje në makinë ku u gjetën katër pako kokainë dhe shqiptari u shoqërua në komisariat.
Ndërkohë, karabinierët e tjerë që ishin tek dy shqiptarët e tjerë i kapën ata dhe u kontrolluan mjetet. Të dy shqiptarëve iu gjet një zarf me rreth 400 gram kokainë.
Kështu malli i sekuestruar të tre shqiptarëve është përcaktuar 10 kilogramë e gjysmë kokainë.