Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe rreshje bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E mërkurë, 26 shkurt 2020
E Mërkurë dt 26 Shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në zonën Veriperëndimore pasdite. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 -1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 6/17°C
Zonat e ulëta 10/20°C
Zonat bregdetare 12/19°C
E mërkurë 26 shkurt 2020
Kosova për ditën e Mërkurë dt 25 Shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 16°C gradë Celcius.
E Enjte 27 Shkurt 2020
E enjte dt 27 shkurt 2020, vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë, moti do të jetë vranësira të pasuara nga rreshje shiu dhe rreshje bore në zonat malore në lartësitë 600-800 m në nivelin e detit. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 -2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/5°C
Zonat e ulëta 5/13°C
Zonat bregdetare 6/13°C