Moti i keq që ka pushtuar vendin, me erë të fortë, reshje shiu, ku nuk ka munguar as breshëri në kryeqytet ka shkaktuar vonesa ne nisjen e trageteve nga Durresi.
Autoriteti Portual Durres jep informacionet me te fundit lidhur me nisjen e trageteve.
“Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit”- thuhet ne njoftim.
Mesazhi nga Autoriteti Portual Durres
Moti i keq, vonesa në nisjen e trageteve të linjës Durrës – Bari🚢
⚓️Në kalata vijon përpunimi i anijeve me mallra
Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.
Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.
Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbarritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Moti i paqendrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.