Një aksident i rëndë në punë, ka ndodhur një ditë më parë në Parma, Itali.
Protagonist është një shqiptar 56-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës që po bënte në oborrin e kishës së Sant’Andreas në Busseto.
Ai ishte duke punuar në çatinë e objektit të kultit, kur ka rënë nga një lartësi prej të paktën 2 metrash.
Përplasja me tokën ishte e fortë, shkruajnë mediat italiane dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat
Ai ka dëmtime në pjesë të shumta të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas mjekëve, gjendja e shqiptarit është e rëndë.
Kanë nisur hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.