Po varroste motrën në vendin e lindjes, ndërron jetë 51-vjeçari.

Premte, 28 February 2020 14:22

Dhimbje dyfish për një familje në Librazhd. Një 51-vjeçari ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij. Ngjarja ndodhi në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

Burimet bënë me dije se burri i pajetë është identifikuar si Avni Duka banues në Durrës. Të njëjtat burime konfirmuan se fshati ku u ai humbi jetën është vendlindja e të ndjerit. Mësohet se Duka kishte mbërritur në fshatin Dardhë ku po zhvillohej ceremonia mortore e të motrës që ishte ndarë nga jeta të enjten.

51-vjeçari e ka përjetuar jashtëzakonisht keq vdekjen e të motrës dhe kjo mendohet se e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore dhe papritur ka rënë përtokë, ndërsa ka ndërruar jetë

Trupi i pajetë i Avni Dukës është transportuar në spitalin e Librazhdit për t’ju bërë autopsia, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes. Aktualisht ka dyshime se ai ka humbur jetën si pasojë e një atakut kardiak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...