Dy 37 vjeçarë janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje dhe tjetri për përndjekje
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 arrestuan në flagrancë E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas.
Ky shtetas ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten, bëri me dije Policia e Tiranës.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.