Koronavirusi: Sa janë shanset për të vdekur?

Diel, 01 Mars 2020 11:55

Nga Robert Cuffe, BBC

Shkencëtarët për momentin mendojnë se mes 5 deri në 40 raste me koronavirus nga 1 mijë rezultojnë në vdekje. Përllogaritja më e mirë është 9 në 1 mijë ose rreth 1 përqind. Por e gjitha varet nga një seri faktorësh: mosha, gjinia, shëndeti i përgjithshëm dhe sistemi shëndetësor ku gjendesh.

Sa është rreziku për njerëz si unë?

Disa kategori njerëzish kanë më shumë gjasa që të vdesin nëse preken nga koronavirusi: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe, ndoshta, burrat.

Në analizën e parë të madhe me mbi 44 mijë raste në Kinë, niveli i vdekjeve ishte dhjetë herë më i madh te të moshuarit në krahasim me ata në mesomoshë. Niveli i vdekjeve ishte më i ulët te ata nën 30 vjeç- kishte tetë vdekje për 4500 raste.

Dhe numri i vdekjeve ishte thuajse pesë herë më i madh te njerëzit me diabet, presion të lartë të gjakut ose probleme me zemrën dhe frymëmarrjen. Po ashtu ka pasur një numër disi më të madh vdekjesh mes burrave se te femrat.

Të gjithë këto faktorë kombinohen me njëri-tjetrin dhe deri tani nuk e kemi një panoramë të qartë për rrezikun ndaj çdo njeriu në çdo vend.

Cili është rreziku për njerëzit ku jetoj?

Një grup 80-vjeçarësh në Kinë mund të ketë nivel të ndryshëm rreziku në krahasim me moshatarët e tyre në Afrikë apo Europë. Prognoza juaj varet nga trajtimi që merr.

Po ashtu kjo varet nga ajo që është në gjendje në këtë fazë të epidemisë. Nëse shfaqet epidemia, sistemet shëndetësore do përmbyten me raste dhe do ketë pak njësi të kujdesit intensiv në dispozicion, po ashtu edhe pak ventilatorë në zona të caktuara.

A është më i rrezikshëm se gripi?

Nuk mund të krahasojmë shkallën e vdekshmërisë për shkak se shumë njerëz me simptoma të lehta gripi nuk e vizitojnë kurrë mjekun. Kështu që nuk e dimë se sa raste janë grip ose virus i ri çdo vit. Por gripi vazhdon të vrasë njerëz siç bën çdo dimër.

Teksa të dhënat evoluojnë, shkencëtarët do të kenë një panoramë më të qartë se kush do jetë më i rrezikuar në rast të një epidemie koronavirusi.

Këshilla themelore e OBSH është se mund të mbrosh veten nga të gjithë viruset respiratore duke larë duart, duke shmangur njerëzit që kolliten dhe teshtijnë, si dhe duke mos prekur shuam sytë, hundën dhe gojën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...